• 18-10-2021

ASH: Dhuna në familje dhe ndaj grave shqetësuese në Maqedoninë e Veriut

Aleanca për Shqiptarët sot përmes një konference ka shprehur shqetësime lidhur me rritjen e dhunës në familje dhe se trended e rritjes përbëjnë shqetësim dhe nevojë për ndërmarrjen e masave.
Ky reagim i kësaj partie vjen me rastin e 25 nëntorit – Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e dhunës ndaj grave!
Ja reagimi i plotë:
Dhuna në familje, e veçanërisht dhuna ndaj grave e vajzave, megjithëse dukuri e shëmtuar sipas raporteve të vendeve të ndryshme, është e pranishme në çdo shoqëri, pa marrë parasysh sa e zhvilluar është ajo.
Pas goditjes së Globit me Covid-19, kjo dukuri ka arritur përmasa edhe më të mëdha.
Kështu, shifrat flasin se 243 milion gra dhe vajza u abuzuan nga partneri gjatë vitit që po e lëmë pas. Ndërsa, më pak se 40 përqind e tyre e raportojnë dhunën ose kërkojnë ndihmë.
Për dallim nga shtetet e zhvilluara që këtë dukuri e trajtojnë nga më shumë aspekte si: sociale, teorike, empirike e ligjore, në shoqërinë tonë për këtë temë ende nuk flasim mjaftueshëm hapur.
Gratë dhe vajzat e dhunuara shpesh nuk e denoncojnë dhunën, për shkak të nivelit të ulët të arsimit që kanë, nuk kanë një vend pune ose kanë punë të pasigurt, e cila nuk i siguron pavarësinë dhe kështu bëhen barrë e familjes, por shpesh herë edhe për shkaqe të turpit që ndjejnë.
Fuqizimi i grave dhe vajzave do të kërkoj përpjekje më të fuqishme të institucioneve dhe shoqërisë që për dhunën mos të heshtet, por të ndëshkohet dhunuesi e të funksionoj ligji.
Sigurisht se edhe mediat kanë një rol të rëndësishëm, ku tema të këtilla duhet më shpesh të bisedohen dhe të apsolvohen nga ekspertë të fushave të ndryshme, e që janë në relacion me eliminimin e kësaj dukurie, dhe mbi të gjitha, duhet vetëdijesuar grat dhe vajzat që kjo e keqe nuk ndodhë për fajin e tyre dhe se ata meritojnë një trajtim dhe përkrahje dinjitoze.
Një shoqëri e shëndoshë duhet të mendoj gjithë format për zvogëlimin , pse jo edhe eliminimin e kësaj dukurie, e cila negativisht ndikon në shëndetin fizik dhe mendor , jo vetëm të gruas apo vajzës së dhunuar, por edhe më gjerë.
Linjat telefonike, qendrat për përkujdesje që janë në dispozicion të grave e vajzave të dhunuara, janë ende ndihmë modeste, prandaj ajo që duhet bërë ne si shoqëri , kërkon përkushtim, përkrahje, mirëkuptim dhe dashuri, sidomos nga familja”, nënvizon Aleanca për Shqiptarët.

Read Previous

OBSH alarmon: Evropa vatër e koronavirusit

Read Next

Në kovid qendrat në Shkup po mjekohen 486 pacient

%d bloggers like this: