Në Covid qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitzalizuar 41 pacientë

Gjatë 24 orëve të kaluara në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 41 pacientë të rinj për shkak të komplikacioneve me kovid-19. Janë paraqitur 35 pacientë të shëruar, të cilët janë lëshuar në shtëpi. Gjithsej 393 të sëmurë, të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 shërohen në sektoret infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interne janë pranuar 10 pacientë, dhe atë tre janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërinjëve dhe TBC dhe shtatë pacientë janë pranuar në kovid qendrën në Klinikën për Nefrologji. Në Klinikën për sëmundje infektive gjatë 24 orëve të kaluara janë pranuar 21 pacientë, ndërsa në kovid qendrën në SPQ 8 Shtatori janë pranuar 10 pacientë.

Nga qendrat janë paraqitur 35 pacientë të shëruar, të cilët janë lëshuar në shtëpi.

Në klinikën për Dermatologji në kovid qendrën në këtë moment trajtohen 24 pacientë, në Klinikën për nefrologji 34 të sëmurë, në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 53 pacientë të dyshimtë dhe pozitivë në Kovid-19.

Advertisement

Gjithsej 393 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 shërohen në sektoret infektive në spitalet në kryeqytet. Një numër i madh prej tyre janë në mbështetje me oksigjen.

Pavarësisht nga numri i madh i pranimeve, aktualisht ka vende të lira të mjaftueshme në Qendrat e Covidit në klinikat interne dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar, vendet shtesë do të lirohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Spitalin “8 Shtatori. Nga fundjava, pacientët do të fillojnë të pranohen edhe në Qendrat e reja Covid të Klinikës për nefrologji dhe Klinikës për gastroenterohepatologji.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like