Ndodh edhe kjo/ Lopët kullosin në oborrin e Spitalit!

Estimated read time 2 min read

Për të disatën herë, Spitali Rajonal në Pejë ka shfaqur shqetësimin për futjen e bagëtive në oborrin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Sot ata kanë njoftuar se disa lopë janë futur sërish në oborrin e spitalit, duke bërë me dije se kjo rrit rrezikun për infeksion te pacientët dhe dëmton bimët e kultivuara ndër vite.

“Futja e bagëtive më konkretisht numrit të madh të lopëve në oborrin e Spitalit rrezikon në skajshmëri pacientët nga infeksionet, pengojnë mbajtjen e higjienës, shkakton dëme në bimët që janë kultivuar dhe ruajtur për vite, dhe dëmton jashtëzakonisht imazhin e Institucionit tonë.

Personat e pandërgjegjshëm futjen e lopëve në oborrin e Spitalit e bëjnë duke dëmtuar rrethojat e oborrit apo formave tjera dhe me gjithë përpjekjet e punëtorëve teknik që zakonisht një nga ta duhet tërë ditën të merret me largimin e bagëtive nuk po arrihet që të parandalohet futja e këtyre bagëtive”.

Nga Spitali thonë se për vite me radhë kanë kërkuar nga organet kompetente që te merren masa ndaj pronarëve të bagëtive. Spitali i Përgjithshëm në Pejë në mënyrë të vazhduar për vite me radhë përmes shkresave, fotografive e videove ka kërkuar nga organet përgjegjëse: Inspektorati i Komunës së Pejës, Policia e Kosovës, Inspektorati Sanitar, AVUK-ut etj, që të ndërmerren masa ndaj pronarëve të këtyre bagëtive por është çudi e madhe se si dhe pse lejohen këta pronarë të mbajnë lopë në qytetit dhe atë nëpër rrugët dhe oborret e Institucioneve pa u penguar fare e mos të flasim për ndonjë konfiskim.

Advertisement

Përmes kësaj komunikate apelojmë edhe një herë tek të gjitha Institucionet e nivelit Komunal dhe atij Qeveritar që të na ndihmojnë duke marrë masa konkrete ndaj pronarëve të bagëtive dhe duke zgjedhur problemin e qenve endacak sepse kjo është pengesë e jashtëzakonshme për punën e Institucionit tonë shëndetësorë”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like