Ndërron jetë shkrimtari i njohur nga Shkupi

Estimated read time 3 min read

Në moshën 68 vjeçare u nda jeta, shkrimtari i njohur dhe një arsimtar jete, Fadil Curri.

Ai ishte një kontribues i madh në fushën e arsimit dhe letrave shqipe, duke lënë pas shumë vepra madhështore në këto lëmi, përcjell INA.

Biografia

Fadil Curri u lind në fshatin Dërmjak të Hanit të Elezit (Kosovë) më 25 shtator 1959. Pas disa muajsh nga kjo datë familja e tij u shpërngul në Shkup, ku kreu shkollimin fillor, të mesëm dhe Fakultetin Filologjik – dega Gjuhë Shqipe e Letërsi. Qysh nga fëmijëria e tij shkruante poezi dhe i botonte në gazetat e shkollës dhe revistat e njohura letrare “Gëzimi” e “Fatosi” në Shkup.

Pati një jetë të bujshme. Si student ra në sy të organeve të ndjekjes në Shkup dhe familja e tij u bë objekt i bastisjeve të shumta policore, kurse vet shpesh thirrej në bisedë informative të policisë. Edhe gjatë shërbimit ushtarak jugosllav në Lubjanë pati krajata të pakëndshme, sa edhe e paraburgosën në kazermën e këtij qyteti për shkak të “tubimit të shqiptarëve”.

Në vitin 1998 policia maqedonase e ndaloi në pikën kufitare në Bllacë dhe pas 32 orësh izolim, e deportoi në Kosovë, duke e shpallur “person non gratta” për Maqedoninë dhe që 6 vjet e gjysmë nuk ia lejoi hyrjen në Maqedoni te shtëpia e familja e tij që i ka atje.

Fadil Curri pas diplomimit punoi kryeredaktor i gazetës “Sharri” në Han të Elezit, drejtor për kulturë në Kaçanik, kurse vitet e fundit është mësimdhënës i gjuhës shqipe e letërsisë.

Advertisement

Si gazetar i furnizonte faqet e letrare e informative të “Shkëndijës”, “Rilindjes” e “Flakës” së Prishtinës e Shkupit. Në kohën e komunizmit ballanik, agjencia shqiptare ATSH ia ripublikonte tekstet në gazetat, revistat e RTV e saja edhe në gjuhët e huaja, ku bënin fjalë për shtypjen e shqiptarëve në Jugosllavi.

Me pikëpamjet e veta publicistike në opinion njihet si demaskues i padrejtësive ndaj shqiptareve, sidomos në Maqedoni, qoftë përmes shkrimeve në gazeta e libra, qoftë përmes intervistave e komenteve të shumta nëpër gazeta, radio e televizion, kohët e fundit edhe në faqet sociale të internetit. Për këto qëndrime njihet që mbi gjysmë shekulli jeton në Shkup e që nuk i lejohet shtetësia e Maqedonisë. Bile, vitet e fundit policia maqedonase me vendim zyrtar ia refuzoi dhënien e shtetësisë, duke u arsyetuar profetikisht se “ Fadil Curri do ta rrezikojë Maqedoninë”, madje edhe duke ndërmarrë dis padi gjyqësore ndaj tij.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like