Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ndaloi edhe qarkullimin e kartmonedhës 500 euroshe. Ky vendim erdhi si shkak i dyshimeve të falsifikimit të saj. Ndërkaq u mirëprit edhe nga eksperët dhe qytetarët. Dyshimeve të qytetarëve për kartmonedhën 500 euroshe të falsifikuar u erdhi fundi, pasi BQK nga një shkurti ndaloi qarkullimin e saj nga institucionet financiare bankare dhe jo bankare, pikërisht me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të saj. Duke komentuar këtë vendim, disa qytetarë ironizuan me vlerën e kësaj karmonedhe.
Advertisement
Advertisement
Advertisement