Ndahen vendime të reja në Konviktin Studentor të Tetovës

Konvikti Shteteror Studentor Tetova po komplotehet me staf të rregullt. Sot janë ndarë edhe vendime të reja për të punësuarit, ndërsa në periudhën e ardhëshme pritet edhe kompletimi i plotë me staf.

“Sot kemi ndarë edhe dy vendime të tjera. Me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit presim që për kohë jo shumë të gjatë të kompletohen të gjithë të punësuarit me vendime” ka deklaruar drejtori i Konviktit Ajetali Dervishi – Tushi.

Advertisement

Konvikti Shteteror Studentor Tetova është një nga konviktet më bashkohore jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe më gjerë.

Advertisement
Advertisement