Ndahen dy milionë euro për mbulimin e shpenzimeve të protezave për invalidët e UÇK-së

Estimated read time 1 min read

Qeveria e Kosovës ka ndarë dy milionë euro për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit mjekësor të invalidëve të luftës. Në një mbledhje elektronike të mbajtur sot, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e dy milionë eurove për trajtimin mjekësor të invalidëve jashtë vendit.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se vendimi i miratuar parasheh mundësinë që invalidët e luftës të trajtohen edhe në spitale jashtë vendit për ndërrim, mirëmbajtje apo vendosje të protezave.

“Tri vendime të rëndësishme janë miratuar sot në një mbledhje të qeverisë”, tha fillimisht Vitia. “Në këtë mbledhje është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për mbulim të trajtimit mjekësor të personave me status të invalidit të luftës, për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike kur këto të fundit nuk i ofrojnë këto shërbime”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like