NATO fillon stërvitjen më të madhe ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë

Estimated read time 1 min read

“Steadfast Defender 2024”, stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë filloi të mërkurën me nisjen e anijes së marinës amerikane USS Gunston Hall nga Baza e Marinës Amerikane në Norfolk, Virginia, sipas aleancës.

“Planifikuar gjatë disa viteve, Steadfast Defender 24 do të nxjerrë në pah aftësinë e NATO-s për të dislokuar forca me shpejtësi nga Amerika e Veriut dhe pjesë të tjera të Aleancës për të përforcuar mbrojtjen e Evropës”, thuhet në deklaratë.

Advertisement

Stërvitja do të zhvillohet në shumë lokacione dhe do të zgjasë deri më 31 maj.

Rreth 90.000 trupa nga 31 vende aleate të NATO-s dhe Suedia janë planifikuar të marrin pjesë në stërvitje.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like