Naim Sherifi, noteri i ri shqiptar në qytetin e Kumanovës

Qytetit të Kumanovës dhe rrethinës iu shtua edhe një noter shqiptar. Bëhet fjalë për juristin Naim Sherifi nga Orizarja e komunës së Likovës i cili prej datës 24.02.2021 do të fillojë të ushtrojë profesionin e noterit në qytetin e Kumanovës. Përndryshe Naim Sherifi është jurist i diplomuar që para zgjedhjes si noter, me sukses ka kryer profesionin e këshilltarit juridik në Ministrinë e drejtësisë, shkruan nmk-post.

Noteri Naim Sherifi ka të kryer fakultetin juridik në Univerzitetin Shtetëror të Tetovës, ku menjëherë pas mbarimit të fakultetit ka punuar si praktikant në Gjykatën e Kumanovës. Nga viti 2012 deri në vitin 2014 ka punuar në Ministrinë për sistem politik, kurse prej vitin 2014 deri para zgjedhjes si noter për rrethinën e Gjykatës së Kumanovës, ka punuar si këshilltar në Ministrinë e drejtësisë. Noteri më i ri shqiptar në qytetin e Kumanovës do të jetë një derë e hapur për të gjithë qytetarët e këtij qyteti, por edhe më gjërë dhe me përvojën e tij të bujshme do të jetë në ndihmë të qytetarëve për zgjidhjen në mënyrë profesionale të[ poblemeve juridike që bien në fushëveprimin e profesionit të noterisë./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like