Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri nga Tetova i akuzuar për tentativë vrasjeje i ka dhënë fund jetës në burgun Castrogno në Teramo, transmeton Tetova News.
Jeton Bislimi, 36-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, që kreu tentativën për feminicid në Capestrano, i ka marrë jetën vetes në burgun Castrogno di Teramo. Më 14 nëntor të vitit të kaluar, aii kishte pasur konflikt te rende me gruan e tij kohe me pare. Më pas kishte tentuar t’i japë fund jetës duke përdorur një sasi të konsiderueshme droge. I arrestuar dhe i transferuar në qeli, ai përsëriti gjestin ekstrem, duke u varur.
Prokuroria Publike e Teramos dhe policia e burgjeve po hetojnë rrethanat. Dhjetorin e kaluar, Gjykata për të Mitur në L’Aquila pezulloi të drejtat prindërore të 36-vjeçarit.
Ngjarja e rëndë pasqyrohet pothuajse nga të gjitha mediat italiane.Një mospërputhje që bie në sy është vetëm mosha e Jeton Bislimit, ku në një pjesë të lajmeve paraqitet si 36 vjeç, në disa si 34 e në disa të tjera si 37 vjeç.
37-vjeçari që nëntorin e kaluar tentoi nje sulm te rende ndaj partneres se tij, e cila shpëtoi për mrekulli, u vetëvra në burg. Muratori nga Maqedonia Jeton Bislimi, 37 vjeç, i akuzuar për tentativën e feminicidit në Capestrano, i ka marrë jetën vetes në burgun Castrogno di Teramo. 14 nëntorin e kaluar, burri kishte sulmuar gruan e tij 34-vjeçare. Më pas kishte tentuar t’i japë fund jetës, duke përdorur një sasi të konsiderueshme droge. I arrestuar dhe i transferuar në qeli, ai përsëriti gjestin ekstrem: u vetëvar në banjë. Dhe ai la një shënim për familjen e tij. Po vijojnë hetimet për të kuptuar sesi mund të ketë bërë gjestin ekstrem gjatë kohës së lirë kur ka mbetur vetëm në qeli, shkruan Il Messaggero
Ai u gjet i varur në qelinë e tij në burgun Castrogno di Teramo, ku ishte transferuar pasi kishte dalë nga spitali San Salvatore dhe nga koma e shkaktuar nga një sasi e papërcaktuar droge e gëlltitur pas tentativës për feminicid.
Gruaja e tij, një 34-vjeçare gjithashtu nga Maqedonia, ishte shëruar nga plagët e thella që kishte marrë, ndonëse u largua nga spitali pas disa ditësh.
Në dhjetor, gjykata i kishte hequr të drejtën prindërore ndaj dy fëmijëve, burrit, i cili para gjykatësit për hetimet paraprake, as që kishte tentuar të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, duke zgjedhur të përfitonte nga e drejta për të mos u përgjigjur.
Bislimi u arrestua nga karabinierët Sulmona në të njëjtën mbrëmje me tentativën për feminicid dhe u mbajt në spital deri në transferimin e tij në burg, ku i mori jetën vetes, shkruan IL GERME.