Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi në rrjetin e tij social X prezantimin e modelit më të ri të inteligjencës artificiale, Grok 3, duke shtuar se kjo është “inteligjenca artificiale më e zgjuar në botë”.
Siç raportohet, prezantimi i versionit demo të modelit Grok 3 është planifikuar për sot në orën pesë të mëngjesit, sipas kohës së Evropës Qendrore.
Më herët, gjatë një video-konference në samitin në Dubai, Musk deklaroi se Grok 3 do të tejkalojë çdo mjet konkurrues të inteligjencës artificiale të publikuar deri më tani, raporton Bloomberg.
Sipas tij, modeli është trajnuar me të dhëna sintetike dhe ka aftësinë të analizojë gabimet e veta duke lëvizur përpara dhe mbrapa përmes të dhënave për të arritur një qëndrueshmëri logjike.
Disa muaj më parë, ai e vuri falas në dispozicion modelin e inteligjencës artificiale Grok 2, i cili mund të gjenerojë tekst dhe çdo lloj imazhi bazuar në kërkesa të thjeshta në gjuhën e përditshme.
Vlera e kompanisë së zhvillimit të inteligjencës artificiale xAI të Elon Musk aktualisht vlerësohet rreth 50 miliardë dollarë, sipas CNBC.
Lançimi i Grok 3 vjen në një kohë kur shumë vende po nxitojnë të zhvillojnë chatbot-e më të sofistikuar dhe më të përballueshëm.
Së fundmi, startup-i kinez “DeepSeek” ka trazuar tregun me modelin e tij të inteligjencës artificiale, i cili, sipas parametrave, krahasohet me produktet e kompanisë “OpenAI”, por është zhvilluar me një kosto dukshëm më të ulët.
Musk prezanton inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë
Advertisement
Advertisement
Advertisement