MSH-ja tregon sa qytetarë janë vaksinuar dje

MSH-ja njofton se interesimi për t`u vaksinuar dita-ditës po rritet, kurse përmes ueb-aplikimit vakcinacija.mk deri tani janë paraqitur 422.503 qytetarë.
Në punktet e vaksinimit në vend deri dje janë vaksinuar 224.336 qytetarë. Dozën e parë të vaksinë dje e kanë marrë 2.958, kurse gjithsejt janë vaksinuar 6.940 qytetarë.
Në vendin tonë gjithsejt janë aplikuar 267.167 doza të vaksinave, kurse janë rivaksinuar 42.831 qytetarë.
Me shifrat e fundit 46% e popullsisë mbi 70 vjec dhe 39% e atyre mbi 65 vjeca kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. /KlanMacedonia/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like