MSH: 10 nga 37 viktimat që u raportuan sot, kanë vdekur gjatë periudhës 15-25 prill

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar, se 10 nga 37 viktimat nga coronavirusi, për të cilat u raportua sot, kanë vdekur gjatë periudhës prej 10 deri më 25 prill 2021.

37 viktimat për të cilat u raportuar sot janë, 11 nga Shkupi, 8 nga Strumica, 4 nga Manastiri, nga 3 viktima janë regjistruar në Tetovë dhe Shtip, nga dy viktima janë regjistruar në Kumanovë, Kavadar dhe Koçan, ndërkaq nga 1 viktimë është regjistruar në Prilep dhe Sveti Nikollë.

Advertisement

Në njoftimin e Ministrisë thuhet, se tre pacientë kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërkaq të tjerët në kushte spitalore.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i viktimave që kanë qenë pozitiv me COVID-19 ka shkuar në 4.855.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like