MPB: Sanksionohen 190 vozitës në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (22.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 190 gjoba, prej të cilave 34 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi, 25 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 10 për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 35 për parkim të parregullt dhe 20 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Nga MPB-ja apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat e me këtë të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like