MPB-ja parandalon transport ndërkombëtar të dro*gës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka parandaluar transport ndërkombëtarë të dro*gës. Janë kapur 65 kilogram dro*gë mariju*hanë, që kap vlerën e 200 mijë eurove. MPB njofton se gjatë aksionit të zhvilluar ditën e djeshme nga policia e rajonit të Resnjes është arrestuar K.K. (25), M.F. (28) dhe F.B.(42), të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë.
“Gjegjësisht, dje në mëngjes, në rrugën rajonale nga Trpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galiçica u ndaluan dy automjete udhëtarësh, tipi “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilat morën pjesë në transportin e dro*gës. Gjatë kontrollit të automjeteve, njëra prej të cilave drejtohej nga K.K., ku si bashkë-drejtues ishte M.F., dhe e dyta nga F.B., u gjetën dhe konfiskuan 3 thasë të mëdhenj marih*uanë, të paketuara në 44 pako”, njoftojnë nga MPB./TV21/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like