









Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar BE-në se reputacioni I tyre do të goditet në Ballkan dhe do të përjetojë humbje para forcave rivale nëse së shpejti nuk I fillon negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Shumë çështje nuk ishin ashtu siç pritnin qytetarët tanë dhe për këtë shkak euroskepticizmi është në rritje” – ka theksuar Kryeministri Zaev në një intervistë për portalin e Brukselit “Politico”.
Zaevi, sic përcjell KlanM, ka theksuar se mossuksesi që të fillohen negociatat do të ndikojë jo vetëm për RMV-në dhe Shqipërinë, por edhe për rajonin më të gjerë të Balllanit Perëndimor. Sipas tij, nëse nuk shihet se BE-ja I mban premtimet në rajon, kjo do t`u jep më pak nxitje Kosovës dhe Serbisë që t`I zgjidhin dallimet e tyre në bisedimet e sponsorizuara nga BE-ja dhe do të ndikojë që Bosnja e Hercegovina të mos I zbatojë sa duhet reformat e domosdoshme për negociatat e anëtarësimit.





Atëherë, sipas Zaevit, do të ketë më shumë hapësirë për forca tjera në rajon, duke përmendur Rusinë dhe Kinën.
Zaevi, sic përcjell KlanM, gjithashtu ka hedhur poshtë idenë e plasuar nga Komisioneri I zgjerimit, Oliver Varhelji për ndarjen e RMV-së dhe Shqipërisë, duke shtuar se shumë vende të BE-së, ditëve të fundit kanë deklaruar se duhet të shkojnë së bashku.
Zaevi në intervistën për “Politico” shpreson se qeveritë më të fuqishme perëndimore, duke llogaritur këtu edhe administratën e Presidentit amerikan Xho Bajden, do të ndihmojnë në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Nëse nuk ka progres – paralajmëroi Zaevi, procesi I zgjerimit do të jetë I ngrirë së paku një vit e gjysmë, derisa zgjedhje mbahen në Bullgari dhe në fuqitë e mëdha të BE-së, Gjermani dhe Francë.





“Kjo do të ishte një goditje e hidhur për RMV-në” – thotë “Politico”, e cila ka bërë përpjekje që të anëtarësohet në organizata më të mëdha perëndimore, madje edhe ta ndryshojë emrin për t`I dhënë fund kontestit shumëvjeçar me Greqinë.
“Aq shumë sakrifica dhe pas kësaj BE-ja nuk prodhon rezultate? Ky është një problem. Treguam shumë vlera evropiane dhe manira evropiane se sa vetë BE-ja” – ka deklaruar Zaevi në intervistën e realizuar javën e kaluar gjatë vizitës në Athinë.
Përkundër të gjitha mossuksesve, Kryeministri Zaev, sic përcjell KlanM, ka potencuar se është optimist se BE-ja mund t`I kthejë terrenet e humbura – nëse së shpejti I fillon negociatat e anëtarësimit.
“Zhgënjimi që është paraqitur në 5 – 6 muajt e fundit mund të kthehet me një mesazh të fuqishëm për zgjerimin e atyre vendeve që e meritojnë, kurse RMV-ja dhe Shqipëria me të vërtetë meritojnë ta bëjnë hapin e ardhshëm” – ka deklaruar Kryeministri Zaev në intervistën për portalin e Brukselit “Politico”. /KlanMacedonia