Zyrtarët policorë nga SPB Manadtir dje në orën 17:10 në Manastir e kanë privuar nga liria K.S. (50) nga Bitola, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “fajde” sipas nenit 260 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
“Më 5 shkurt 2025, në SPB Manastir, S.K. (45) nga Manastiri ka raportuar se në periudhën nga maji 2024 deri në shkurt 2025, K.S. ka shfrytëzuar gjendjen e tij të vështirë financiare dhe disa herë i ka dhënë para me kamatë të padrejtë. Gjithashtu, më 7 shkurt 2025, në SPB Manastir, V.R. (58) nga Manastir ka raportuar se nga tetori 2024 deri në shkurt 2025, K.S. ka shfrytëzuar gjendjen e saj të vështirë financiare dhe disa herë i ka dhënë para me kamatë të padrejtë”, njoftojnë nga Ministria.
MPB arrestoi një fajdexhi: Jepte hua dhe më pas kërkonte kamatë të madhe
Advertisement
Advertisement
Advertisement