Motra e Liridonës tregon nëse do të marrin hak tek familja e Naim Murseli!

Estimated read time 1 min read

Motra e Liridona Ademajt ka reaguar për herë të parë në lidhje me vrasjen, ku organizatori i atentatit ishte bashkëshorti i viktimës.

Motra e Liridonës ka deklaruar se familja e saj nuk do të marrë gjak në familjen Murseli, ndërsa ka mohuar deklaratën e babait të Naimit.

“Jo nuk i kemi dërguar njeri tek Shaban Murseli. Nuk i kemi dërguar për të kërcënuar asnjë njeri. Ia kemi sqaruar edhe policisë, ia kemi lënë drejtësisë. Nëse do të donim të bënim diçka, s’do të dërgonin njeri. Ata kanë thënë vetëm që Gjakova është e vogël, dhe s’kemi qejf të përballemi bashkë”, ka deklaruar ajo.

Advertisement

Kujtojmë se disa ditë më parë, babai i Naimit, Shaban Murseli deklaroi se familja e Liridonës e ka kërcënuar se do të marrin hak.

Ndërkohë motra e viktimës theksoi sot se çdo gjë ia kanë lënë në dorë drejtësisë./M.K-dritare.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like