Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit

Estimated read time 2 min read

Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, e cila përgjatë Vardarit herë pas here do të intensifikohet.

Nga DPHM informuan se temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 13 gradë.

Në Shkup moti do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, temperatura minimale do të zbresë deri në -2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 8 gradë.

Advertisement

Të enjten dhe të premten do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor, e cila do të kontribuojë në rritje të ndjeshme të temperaturave. Ndryshim të motit do të ketë të shtunën kur nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior dhe do të ketë reshje që në shumicën e vendeve do të jenë nga bora. Në disa vende të ulëta pritet formim i mbulesës së borës.

M

Advertisement
Advertisement

You May Also Like