Breaking News :

nothing found
09-06-2023

Mot i keq në Evropë, pengohet shpërndarja e vaksinës

Advertisement

Një ngarkesë me 470 mijë doza vaksine mbetet e bllokuar në Belgjikë për shkak të motit të keq dhe reshjeve të borës.

Si pasojë, po shkaktohen telashe për shpërndarjen e vaksinës në disa vende të Evropës, përfshirë Italinë, që është zgjuar mëngjesin e të hënës nën reshje të konsiderueshme bore. Vaksinat shpërndahen në vendet evropiane me mjetet e vetë Pfizer dhe kolosi farmaceutik kishte paralajmëruar rrezikun e vonesave për Italinë dhe Spanjën për shkaqe logjistike.

Gjermania në anën tjetër, ka bërë të ditur se ka përmbyllur një marrëveshje për blerjen e 30 milionë dozave të vaksinës, duke shkelur kështu marrëveshjen mes komisionit të bashkimit evropian dhe vendeve anëtare për një blerje kolektive të vaksinave. Mediat kishin shkruar që më herët për një ngjarje të tillë, por më në fund, konfirmimi ka ardhur nga vetë qeveria në Berlin.

“Gjermania ka përmbyllur një porosi dypalëshe për 30 milionë doza me BionTech”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Shëndetësisë.

Në anën tjetër, në Spanjë është bërë e ditur se do të krijohet një regjistër me të dhënat e personave që nuk do të vaksinohen. Procesi nuk do të jetë i detyrueshëm atje, por të dhënat e atyre që nuk do të pranojnë të bëjnë vaksinën do të përfshihen në një regjistër, i cili më pas do të ndahet me vendet e tjera të BE-së.

Top Channel

 

Advertisement

Read Previous

Gashi: Shqiptarëve u jepen poste, ndërsa de-facto maqedonasit po udhëheqin me Ministrinë e Punëve të Jashtme

Read Next

Tetë të vdekur dhe 109 raste me coronavirus për 24 orë