“Mos më fol arabisht se nuk jam shpellar”, hoxha nga Shkupi me kërkesë publike

Estimated read time 1 min read

Hoxha shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Zekerija Idrizi ka bërë thirrje që të ndalohen përshëndetjet turke e arabe, derisa kërkoi të përshëndetet në gjuhën e bekuar shqipe.

Këtë thirrje e bëri përmes një postimi në Facebook, derisa kërkoi për përshëndetje dhe komunikim në gjuhën shqipe.

“Poshtë kultura dhe bontoni arabo-aziatik lindor në komunikimin tonë të përditshëm!

Rroftë tradita dhe kultura kombëtare shqiptare!” – shkroi ndër të tjera Idrizi.

PËRSHËNDET SHQIP – KOMUNIKO SHQIPTARISHT

“Selam alejkum” – “Merhaba”, mos më fol arabisht se nuk jam shpellar, as banor shkretire e as nga Anadolli. Më përshëndet në gjuhën e bekuar shqipe “TUNGJATJETA!”, “MIRËDITA!” e “PUNË E MBARË!”, sepse gjak arbëror/shqiptar kam në deje dhe jam banor e nënshtetas Arbërie …

Advertisement

Poshtë kultura dhe bontoni arabo-aziatik lindor në komunikimin tonë të përditshëm!

Rroftë tradita dhe kultura kombëtare shqiptare

Advertisement
Advertisement

You May Also Like