“Monstra”, Fatime Fetai propozoi paraburgim për Agim Ismailloviqin dhe Fejzi Azirin

Prokurorja Fatime Fetai ka propozuar që të akuzuarve Agim Ismailloviqit dhe Fejzi Azirit t’u shqiptohet paraburgim për shkak rrezikut për arratisje. Për këtë, Prokuroria propozon që edhe të akuzuarit Haki Aziri t’i përforcohet masa e paraqitjes në Gjykatë, çdo ditë, ndërkaq për Sami Lutën mbetet masaenjëjtë – të paraqitet dy herë në javë në Gjykatë. Mbrojtja po e kundërshton këtë propozim dhe e quan irracional, njofton Portalb.mk.

Fetai në sqarimin e saj tha se po e propozojnë këtë masë pasi që gjykimi është nga fundi, a sipas saj provat nuk janë në favor të të akuzuarve.

“Presim që në bazë të provave të akuzuarit të dënohen”, tha Fetai.

Pavarësisht se Fejzi Haziri ndodhet në burg, Prokuroria vlerëson se ai përdor privilegje dhe ka gjasa që të arratiset më lehtë se nga paraburgimi.

Edhe Ismailloviq i mohoi indiciet e Prolurorisë.

“E demantoj Prokurorinë se unë kam për qëllim të arratisem, nëse do të ishte ashtu atë do ta bëja atëherë kur u shfuqizua paraburgimi. Unë jam këtu për çdo vendim që sjellë Gjykata”, tha Ismailloviq.

Për propozimin duhet të vendos Këshilli Penal i Gjykatës Penale.

Sot duhej të dëshmojnë Angellço Georgievski dhe Islam Zekiri të propozuar si dëshmitarë nga mbrojţa, megjithatë të njëjtët do të deklarohen më 30 nëntor pasi që seanca u anulua për shkak se avokati Asmir Alispahiq është sëmurë.

Seanca, joformalisht megjithatë vazhdoi pë propozimin e Prokurorisë. Sipas ekspertëve të konsultuar nga Portalb.mk, propozimi i Prokurorisë duhet të dorëzohet fshehtë e jo në seancë publike, ashtu siç sot e ka bërë prokurorja.

Lajmi do të përditësohet..

Seanca e kaluar gjyqësore për rastin “Monstra” u anulua pasi që avokatja e caktuar sipas detyrës zyrtare për ta mbrojtur të akuzuarit Afrim Ismailloviq, Milica Grozdanovska, ka qenë në izolim.

Gjykimi po shkon drejt fundit, dhe sipas paralajmërimeve paraprake të gjykatësit të lëndës, Ognen Stavrev por edhe të prokurores Fatime Fetai kanë mbetur edhe 2-3 fjalë deri në fjalët përfundimtare.

Rasti “Monstra”

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Advertisement

Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit 2017 solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri është ende në burg pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovë”.

Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu. Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi Gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë në Maqedoni nuk mbajnë.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Për të njëjtët, Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurë për ekstradim, por autoritetet kosovare ende nuk i kanë ekstraduar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like