Mjeku Salihi: Obeziteti tek fëmijët është pandemi në vete

Estimated read time 2 min read

“PRINDËRIT TË KENË KUJDES ME FËMIJËT DHE VARËSINË E TYRE NGA RRJETET SOCIALE”

Izolimi social si dhe çrregullimet psiqike janë faktorët më të shpesht që sjellin depresione të thella si dhe patologji të tjera të shëndetit mendor dhe fizik, kështu vlerëson pediatri Rushit Salihi i cili jeton dhe vepron në Slloveni. Sipas tij prindërit duhet të kenë kujdes maksimal ndaj fëmijëve nga shkaku se gjatë pandemisë përpos rasteve të shpeshta të fëmijëve me problem psiqike gjithashtu është në rritje edhe numri i obezëve, ku ky i fundit është një pandemi në vete.

Varësia e adoleshentëve me rrjetet socialeështë më e madhe se sa tek fëmijët. Pediatri Rushit Salihi u bën thirrjeprindërve për kujdes ndaj fëmijëve sepse të njejtit mund të gjenden në rrezik të madh gjatë lundrimit dhe eksperimentimit në mediat sociale.

RUSHIT SALIHI – PEDIATËR

“Kemi një patologji që është edhe më e rrezikshme për fëmijët është edhe varësia nga pajisjet elektronike … Të kërkojnë një trajtim urgjent jo trajtim vetëm me psikoterapi por hospitalizim se fëmija si fëmijë është shumë i rrezikum nga kjo”.

Mbipesha dhe obeziteti mund të cojnë në shumë sëmundje kardiovaskulare dhe diabetike. Salihi apelon për kujdes nga vet fakti se obeziteti për momentin në botë është një pandemi në vete.

Advertisement

RUSHIT SALIHI – PEDIATËR

“Kemi rritjen mbipeshë të fëmijëve që edhe në këtë anë është një faktor risku i madh për popullatën pediatrike në Evropë në këtë kohë kovidiane kam pas raste që një fëmijë llogarite i moshës 13- 14 vjeçar ka pasur në këtë kohën e kovidit një rritje të peshës gati 10- 15kg, kjo për një fëmijë është krim”.

Sipas statistikave në nivel global, rrethë 41milion fëmijë të moshës mbi pesë vjeç janë me mbipeshë, prandaj dhe mbipesha është cilësuar si epidemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like