Ministri Hoxha në takim me prodhuesit e duhanit

Sot në zyrat e Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, realizova takim me prodhuesit dhe përpunuesit e duhanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim u diskutua rreth temave dhe problemeve aktuale me të cilat ballafaqëhen prodhuesit dhe përpunuesit e duhanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne gjithashtu diskutuam edhe për grumbullimin në kushte të pandemisë dhe mënyrat më të mira të mundshme për të kapërcyer çdo problem të shkaktuar nga Covid 19.
Përfaqësuesit e prodhuesve të duhanit dhe kompanive grumbulluese shprehën gatishmëri e tyre për të kapërcyer çdo problem në lidhje me sasitë e duhanit dhe grumbullimin e tij.
Advertisement
Në takimin e sotëm, ne u dakorduam që së bashku të krijojmë politika zhvillimore që do të harmonizohen me politikën e përbashkët bujqësore të Bashkimit Evropian. Në fund theksova se nga ana e ministrisë janë kryer të gjitha detyrimet në kohë dhe urova një sezon të suksesshëm dhe me sa më pak probleme gjatë blerjes.

https://www.facebook.com/h.arjanit/posts/2812866148952456

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like