• 15-05-2021

Mijallkov shpallet fajtor, ja me sa vite bu*rg dënohet

Ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov shpallet fajtor për rastin “Thesari” dhe u dënua me 8 vjet burgim. Bashkë me Mijallkovin u dënuan edhe: Toni Jakimovski me 5 vjet burg; Nebojsha Stojakoviq gjithashtu me 5 vjet burg dhe Goran Grujovski, 15 vjet burg.
Ndryshe rasti “Thesari”, ka të bëjë me prokurimin e softuerit të përgjimit, nga Mbretëria e Bashkuar përmes kompanisë “Finzi”. Sipas Prokurorisë, prokurimi i pajisjes u bë në vitin 2010 dhe Ministria e Brendshme në vend që ta blinte direkt nga Britania, prokurimi kaloi përmes kompanisë Finzi, ndërsa paratë hynë në kompani përmes një kompanie nga Qipro./Alsat-m/

Read Previous

Opozita Shqiptare do t’i tërheqë amendamentet për ligjet e pakos së pestë ekonomike

Read Next

Qeveria Kurti voton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

%d bloggers like this: