“Nuk ka asnjë mënyrë që Këshilli Gjyqësor të shkarkohet me forcë,” tha kryeministri Hristijan Mickoski. Ai theksoi se as anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, për të cilët është dorëzuar një interpelancë, nuk janë të detyruar të japin dorëheqje edhe pse u është votuar mosbesimi. Megjithatë, lufta për ndryshime në sistemin gjyqësor do të bëhet përmes presionit publik.
“Organi që i ka zgjedhur ata pesë anëtarë ka të drejtë të japë mendimin e tij. Dhe me faktin që nuk e ka pranuar raportin e tyre, ka dhënë mendimin e tij. Deputetët mund të paraqesin interpelancë për anëtarët që i kanë zgjedhur vetë. Por kjo nuk do të thotë se mandati i tyre përfundon, ata mund të thonë se nuk japin dorëheqje dhe të vazhdojnë ta drejtojnë gjyqësorin me 2%. Kjo nuk do të na befasojë. Me forcë nuk mund t’u bëjmë asgjë, deri në fund i mbron ligji. Ata mund të vendosin të mos japin dorëheqje,” tha Mickoski.
Megjithatë, ai theksoi se shpreson për dorëheqjet e tyre.“Anëtarët e rinj do të zgjidhen në bazë të ligjit që do të jetë në fuqi. Vlerësoj se publiku nuk është i kënaqur me Këshillin dhe do të luftojmë me opinionin publik, me presion publik,” shtoi Mickoski.
Mickoski: Nuk ka një mekanizëm për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, por lufta do të bëhet përmes presionit publik
Advertisement
Advertisement
Advertisement