• 18-06-2021

Merr fund “mrekullia suedeze” me pandeminë

Mrekulia suedeze me pandeminë duket se ka marrë fund. Nuk pati valë të parë COVID kur kishte i gjithë kontinenti, por e dyta duket se e ka mbërthyer vendin nordik duke e detyruar të verë në zbatim masat ekstreme që i ka shmangur deri më tani.

Në daljen e tij më të fundit, Kryeministri Stefan Lëven shpalli për të parën herë gjendjen e shtetrrethimit prej 20 Nëntorit deri në fund të Shkurtit. Parashikohet mbyllja e çdo aktiviteti dhe ndalimi i daljes së qytetarëve pas orës 22:00 të natës deri në 06:00 të mëngjesit.

 “Të gjithë treguesit flasin se po ndiqet rruga e gabuar. Infeksionet po përhapen me shpejtësi dhe vetëm javët e fundit është më shumë se dyfishuar numri i të shtruarve në spitale”.

Lëven e konsideroi Nëntorin si muajin më të zi dhe tha se qytetarët kanë lënë pas dore respektimin rigoroz të masave, çka është bërë shkak për rritjen e rasteve të infektimeve.

Javën e kaluar, u shënua rekordi prej mbi 4700 infektimesh ditore, teksa në periudhën Mars – Maj kur e gjithë Europa ishte mbyllur në karantinë, infektimet ditore kanë qenë 3 herë më të ulta.

Kjo e bëri të panevojshme në atë kohë vendosjen e karantinës kombëtare në këtë vend, çka e bëri Suedinë shembull suksesi në gjithë globin për kapërcimin e pandemisë pa pasoja të rënda në ekonomi.

Tv Klan

Read Previous

Unaza e Elvis Presley del në ankand

Read Next

Nga 9-të nëntori Maqedonia e Veriut zyrtarisht anëtare e 13-të e BSEC!

%d bloggers like this: