“Merimanga” ka ngritur 120 automjete të parkuara pa leje në Qendër

Estimated read time 1 min read

“Merimanga” ka ngritur 120 automjete të parkuara pa leje në Qendër

JP Parkingje të Komunës Qendër dhe Komunës Qendër në bashkëpunim me Policinë Rrugore-Shkup kanë sanksionuar 207 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme që kanë penguar rrjedhën normale dhe të sigurt të komunikacionit.

120 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme janë hequr me ndihmën e mjeteve speciale “Pajak”. 87 automjete të gjetura në zonat e banuara janë sanksionuar me vendosjen e pajisjes mekanike “Bllokues”.

– Për zgjidhje të përhershme të bllokimit të trafikut dhe problemit të parkimit të paligjshëm, është e nevojshme një kulturë më e madhe e komunikacionit, andaj JP POC dhe SVR Shkup do të vazhdojnë me largimin e përditshëm të të gjitha veturave të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe të pakujdesshme në Komunën e Qendrës për të ngritur ndërgjegjësimi në trafik në nivelet më të larta dhe për të rritur sigurinë në komunikacion, thonë nga KPM.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like