Memishi bën bilancin e byrosë për gjashtë muaj si drejtor, ja thirrjet e reja për 2025-të

Daut Memishi drejtor i byrosë për zhvillim rajonal

Gjendja financiare e Byrosë për Zhvillim Rajonal në gjashtëmujorin e dytë të vitit kalendarik paraqet një sfidë të konsiderueshme: detyrimet ndaj komunave dhe qendrave rajonale, 531 milionë denarë 💱, ndërkohë që në buxhet ishin në dispozicion vetëm 160 milionë denarë 💱.

Një shumë prej 371 milionë denarësh 💱 detyrime (borxhe) ndaj institucioneve përkatëse. Pavarësisht faktit që kontratat ishin nënshkruar, mjetet financiare nuk ishin siguruar nga qeverisja e mëparshme. ❌️

Advertisement

Falë punës intenzive gjatë këtyre gjashtë muajve, arritëm të eliminojmë pjesën më të madhe të borxheve dhe të krijojmë kushte për shpalljen e një thirrjeje të re publike për vitin 2025. ✅️

Prioriteti ynë mbetet qytetari dhe funksionimi i qëndrueshëm i institucioneve.

#IaVlen

Advertisement
Advertisement