Mediat në Beograd: RMV-ja mbajti premtimin, hiqet tasksa rrugore për serbët

“Maqedonia e Veriut mbajti premtimin – Nuk ka taksa rrugore për serbët”. Në këtë mënyrë mediat serbe e kanë komentuar vendimin e djeshëm të miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me të cilin shtetasit e Serbisë nga 15 Qershori deri më 15 Gusht janë të liruar nga taksa e rrugës gjatë tranzitimit në Korridorin 10. Ky vendim është marrë në shenjë falënderimi për vaksinat kundër COVID-19 që Beogrаdi ia dhuroi Shkupit.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë 2.8 milionë euro për prodhimin e kartelave elektronike kartela elektronike pa pagesë për turistët serbë, që do të mund t`i shfrytëzojnë gjatë sezonit të verës.
200 mijë Kartelat elektronike M-SMART, për shtetasit serbë do të ndahen në vendkalimin kufitar “Tabanovcë” kurse Ministria e Brendshme është ngarkuar për distribuimin e tyre. Nga ana tjetër, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore duhet të sigurojë dorëzimin sukcesiv të kartelave për taksa rrugore pa pagesë dhe kur të përfundojë projekti, në rast se mjetet mbeten të pashfrytëzuara të kthehen në buxhetin e shtetit. /KlanMacedonia/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like