‘Më mirë për Tetovën’: Nuk do të ketë ndërtim të infrastrukturës gjashtë muaj para zgjedhjeve

Estimated read time 2 min read

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” e cila ka kandidatë për këshilltarë në komunën e Tetovës, në konferencë për shtyp sot publikoi se do të angazhojë që të mos ketë ndërtim të infrastrukturës të paktën gjashtë muaj para fushatës zgjedhore.

Këtë e elaborojnë duke marrë parasysh gjendjen në Tetovë, ku në këtë moment po bëhen rikonstruime të dy rrugëve që qojnë deri në spital dhe për shkak të rikonstruimit nuk janë të kalueshme për qytetarët. “Bllokada në të njëjtën kohë e dy rrugëve që qojnë deri te spitali i Tetovës për rikonstruimin e tyre në mes të fushatës për spektakël parazgjedhor, krijoi një kaos të madh në qasjen e qytetarëve deri te spitali i Tetovës.

Qytetarët pyesin pse ky kaos pas tetë viteve. Populli thotë – kurbani nuk trashet një ditë para Bajramit.

Advertisement

Ne në Këshillin e ri do të kërkojmë që ndërtime të tilla të mos ndërtohen të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve, paratë e popullit të mos keqpërdoren për fushatë parazgjedhore të ndonjë kandidati të caktuar”, deklaroi Hamdi Sulejmani, bartës i listës së kandidatëve për këshilltar të Iniciativës qytetare “Më mirë për Tetovën”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like