Mbërrijnë ngjitëset “NMK”, prej nesër falas, ja ku mund t’i merrni?!

Estimated read time 1 min read

Ngjitëset me shënjimin e ri “NMK” për targat e makinave kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut dhe nga nesër do të fillojnë me shpërndarjen e tyre nëpër kontrolle teknike në mbarë shtetin.

Këtë e bëri të ditur për “Sloboden Pecat” ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Siç tha Toshkovski, mbulimin financiar të këtyre afisheve do ta bartë MPB-ja. Por më parë u tha se për to duhet paguar nga 30 deri 50 denarë, mirëpo tani ato do jepen falas.

Advertisement

Tenderin për blerjen e afisheve “NMK” e ka fituar kompania “Kvantum dooel Shkup”, ndërsa prodhues i pllakave është kompania gjermane “EHA Hoffman”.(INA)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like