Breaking News :

nothing found
09-06-2023

Mbahet online Samiti i Mini-Shengenit, Vuçiç: E rëndësishme që nuk mbyllëm kufijtë me njëri-tjetrin, luftojmë bashkë pandeminë

Advertisement

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka publikuar foto nga video-konferenca e Mini-Shengenit.

Ndër vendimet e mara ishte dhe lëvizja e lirë pa teste PCR mes tre vendeve, dhe Vuçiç këtë e komenton si një hap të rëndësishëm.

Ai garanton se Serbia, Shqipëria e Maqedonia do e luftojnë bashkë pandeminë dhe memorandumi i sotëm i bashkëpunimit thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira mes Tiranës, Shkupit e Beogradit.
STATUSI NGA ALEKSANDAR VUÇIÇ

Është shumë e rëndësishme që kemi rënë dakord të mos i mbyllim kufijtë me njëri-tjetrin, por të luftojmë së bashku pandeminë dhe të vazhdojmë të përmirësojmë tregtinë tonë.
Ne jemi kombe të vegjël, të cilët zakonisht janë ndikuar shumë nga forca të ndryshme që kanë dashur të ndjekin interesat e tyre gjatë gjithë historisë. Sot, kjo nuk ka ndryshuar shumë, por është e rëndësishme që, duke u kujdesur për veten, të përpiqemi të ruajmë pavarësinë tonë dhe të marrim vendimet tona. Dhe me kë do të marrim vendime nëse jo me ata që janë më afër nesh. Kjo thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira midis Tiranës, Shkupit dhe Beogradit.

Advertisement

Read Previous

RMV, shkollarët e mesëm nga UNSHM kërkojnë anulimin e maturës shtetërore këtë vit

Read Next

Menduh Thaçi shpërthen ndaj politikanëve në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *