Maqedonia në mesin e pesë vendeve me bilancin më tragjik nga Covid 19

Maqedonia e Veriut zë vendin e pestë në botë për nga shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi për 100 mijë banorë. Vendi ynë shoqërohet, për nga bilanci tragjik, edhe nga katër shtete evropiane.

Nga fillimi i pandemisë së koronaviorusit e deri të hënën, anembanë globit janë regjistruar gjithsej 85 milion të prekur nga ky virus vdekjeprurës. Një statistikë e agjencisë franceze të lajmeve AFP të cilës i referohet Dojçe Vele, saktëson se të paktën 54 milion prej tyre e kanë kaluar me sukses përballjen me COVID-19. Në përgjithësi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 351.590 viktima nga gjithësej 20 milionë e 639 mijë e 854 raste të të prekurve nga COVID-19, të pasuara nga Brazili, India, Meksika dhe Italia.

Në të njëjtën kohë, vendi me shkallën më të lartë të vdekshmërisë në raport me numrin e popullsisë është Belgjika me 170 raste në 100.000 banorë, pastaj Sllovenia me 135, Bosnjë e Hercegovina me 126, Italia me 125 dhe Maqedonia e Veriut me 121 të vdekur në 1000 mijë banorë. Sipas analizës së agjencisë franceze të lajmeve, kontinenti evropian mban rekordin për nga bilanci tragjik i koronavirusit me 584 mijë e 364 viktima, kurse Amerika Latine ka diçka më shumë se 500 mijë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kandaja  kanë regjistruar mbi 367 mijë e 450, Аzia 221.176, Lindja e Afërme mbi  90 mijë, Afrika ka  67. 251 dhe Oqeania, deri ditën që lamë pas, ka raportuarv gjithësej 945 viktima./ Klan Macedonia/ 

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like