Makina bie në humnerë në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona

Estimated read time 1 min read

Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit duke shënuar dy viktima.

Sipas njoftimit të policisë makina ka rënë në humnerë.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Advertisement

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like