“Ma theu zemrën!”, Selimja i jep fund martesës 45-vjeçare: Më la të vetme me 3 fëmijë për 15 vjet!

Estimated read time 3 min read

Selimja është gati që t’i japë fund martesës së saj 45-vjeçare. Tashmë ajo dhe bashkëshorti, Yzeiri janë ndarë prej 10 vjetësh por nuk janë divorcuar ende. Së fundmi, ajo ka zbuluar se ai ka kaluar pasuritë e tyre në Shqipëri e Greqi duke lënë jashtë Selimen.

Për këtë, ai ka përdorur Tomorrin, vëllain e Selimes duke i dhënë një prokurë që të ndiqte procedurat në Shqipëri. Selimja u përball në “Shihemi në Gjyq” me vëllain e saj për këtë, i cili e pranoi gabimin e tij dhe ajo kërkon pjesën e saj.

Sipas ligjit, Selimes do t’i kthehet gjithçka që i takon por martesën do që ta ndërpresë. Ajo është e prekur edhe nga tradhtia e bashkëshortit që e rrëfeu gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Dashuria e mëparshme për të është kthyer në një zhgënjim sepse i ka thyer zemrën.

Eni Çobani: Ai e kërkon divorcin?

Selimja: Unë po se ka një vit s’flet me mua ai!

Eni Çobani: Atëherë do fillosh…

Selimja: Ç’e dua? Kam 10 vjet.

Eni Çobani: Po pse ç’e dua?

Selimja: Po s’e dua më! E doja shumë por ma theu zemrën! Më ka bërë gjithë këto… ç’e dua më? Ia fshin emrin nënës së fëmijëve dhe i thua s’të kam në listë as të gjallë, as të vdekur!

Eni Çobani: Po ndoshta kthehet Yzeiri, çfarë do t’i thuash?

Selimja: Mirë, thirre. Në qoftë se kthehet gratë ulen gjithmonë të shkretat, por unë për veten time ma ka thyer zemrën, nuk e dua.

Eni Çobani: Po the këtë fjalë ai nuk vjen, po the ndonjë fjalë që kthehu dhe vazhdojmë familjen, ndoshta kthehet.

Advertisement

Ardit Gjebrea: Ndoshta këtë herë duhet t’ia kërkojë ai zonjës.

Selimja: Të m’i kthejë të gjitha këto dhe të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij. Jo me video e telefonata të merret, por edhe me televizione për mua se është një çikë i zgjuar ai, do ta shikosh ti. Por mua nuk ma hedh dot ai kështu mbrapa krahëve. E kapa një çikë me vonesë se unë isha në gjumë, bëja punë dhe gjumë por më erdhi dita.

Eni Çobani: Çfarë kape me vonesë? Kape me vonesë këtë lidhjen tjetër apo si?

Selimja: Shikoja punën, shikoja kalamajtë. Më ka lënë 15 vjet vetëm në shtëpi dhe vinte një herë në vit nga Greqia, një herë nuk i kërkova llogari “pse s’bie lekë”, vetëm me forcat e mia. Mbaja lopë, pula, rrisja kalamajtë. M’i ka lënë të tre si zogjtë e korrentit dhe jam shumë e prekur./tvklan.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like