Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga PD-ja

Estimated read time 2 min read

Ish-kryeministri Sali Ber isha nuk do të jetë në parlament. Vendimi i papritur u bë publik mbrëmjen e sotme nga kreu i PD Lulzim Basha.

Advertisement

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës“, tha Basha.

Në fjalën e mbajtur Basha vuri në dukje arritjet e Shqipërisë nën drejtimin e Berishës, duke theksuar se vendimi i sotëm nuk i cënon aspak kontributet e tij.

“Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik. Këtë e kam të qartë unë, e ka të qartë çdo anëtar i Partisë Demokratike, e ka të qartë kushdo. Prandaj dhe ky vendim i sotëm nuk cënon aspak kontributin dhe arritjet e z. Berisha si lider historik i Partisë Demokratike dhe si President apo Kryeministër i Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve. Nuk cënon aspak atë që përfaqëson Sali Berisha për historinë e Partisë Demokratike“, tha Basha./Shekulli

Advertisement
Advertisement

You May Also Like