LSDM-ja shpalli thirrjen për kandidat për kryetar komunash, ja kushtet?

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev në profilin zyrtar të tij në “Facebook” ka publikuar thirrjen publike për vetëkandidim të anëtarëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale.
Thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 30 qershor, ndërkaq Zaev ka bërë të ditur se është i hapur për të gjithë që duan përparimin dhe duan të kontribojnë për më të mirën.

Ka inkurajuar të aplikojnë të gjithë që kanë kredibilitet në komunat e caktuara, përkrahje nga shoqëria dhe i respektojnë parimet dhe vlerat për një shoqëri për të gjithë.
“Nëpërmjet një procesi transparent, demokratik bashkë të arrijmë deri te kandidatët më të mirë, më të mirën për shoqërinë, për çdo qytet”, tha Zaev, transmeton TV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like