Janë publikuar exit-pollet e para pas përfundimit të votimit në zgjedhjet parlamentare në Kosovë pa diasporë.Lëvizja Vetëvendosje 40.3 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 21.4 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3 për qind, Koalicioni për Kosovën Fituese 7.2 për qind, Lista për Familjen 1.8 për qind, sipas UBO-Consulting për RTV Dukagjini.Gjatë ditës janë zhvilluar 15 mijë anketa me margjinë të gabimit më pak se një pikë të përqindjes në 140 qendra të votimit në mbarë Kosovën.Exit-polli i Klan Kosovës e ka nxjerrë LVV-në të parën, por me rënie të madhe të votave nga zgjedhjet e 2021 – me 38.2 %.E dyta parashihet të jetë PDK-ja me 22.4 %.LDK e treta me 20.1 %.AAK me 7.6 %, si e katërta me radhë.Margjina e gabimit për këtë exit-poll është 3 për qind.Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë 42.3 se për qind të votave të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit, sipas projeksionit të KOHËS, i cili nuk i përfshin votat nga diaspora. Përkthyer në ulëse të Kuvendit, bazuar në këtë projeksion me margjinë gabimi deri në 2.54 pikë të përqindjes, kjo parti do t’i marrë 47 ulëse.Në zgjedhjet e 2021-s, Lëvizja Vetëvendosje pati më shumë se 50 për qind të votave.Partia Demokratike e Kosovës do të mbetet partia e dytë me 21.3 për qind të votave. Sipas projeksionit, kjo parti ka marrë 23 ulëse në Kuvend.Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritjen më të madhe nga zgjedhjet e 2021-s. Nga më pak se 13 për qind, kjo parti tani numëron 20.4 për qind të votave, bazuar në projeksionin pa diasporën. Në ulëse, sipas formulës së re të Kuvendit, kjo partia po ashtu do t’i ketë 23 ulëse.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe grupet tjera, mbetet fuqia e katërt politike në Kosovë. Kjo parti do t’i ketë 7 deputetë. Ajo i ka marrë 6.3 për qind të votave.
Live / Exit Poll: Këto janë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë
Advertisement
Advertisement
Advertisement