Lindin fëmijët e parë në 2024, Kurti: Urime familjarëve dhe gëzuar 2024

Estimated read time 2 min read

Në orën 00:05 në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare u lindën foshnjat e para për vitin 2024.Kështu bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili qëndroi për vizitë.
“Jam shumë i lumtur me nënat të cilat i dhanë foshnjet e para. E kemi Rajanën pesë minuta para mesnatës dhe e kemi Naronin, pesë minuta pasmesnatës, edhe foshnjat dhe nënat janë mirë”, deklaroi Kurti.Kreu i Qeverisë tha se në çdo institucion shtetëror ka zyrtarët kujdestarë të cilët punojnë që ne të tjerët të mund të festojmë.
“Falenderoj Drejtorin Dr. Zef Ndrejaj dhe gjithë personelin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për angazhimin e pakursyer dhe mikpritjen e përzemërt”, u shpreh ai.Kurti theksoi se Ministria e Shëndetësisë po e renovon tërësisht Repartin e Gjinekologjisë përmes investimit në vlerë dy milionë e gjysmë euro.
“Do të ofrohen kushte dinjitoze për nënat e reja dhe mjedise moderne për mjekët e infermierët. Në këtë vit edhe repartet tjera do ta kenë të njëjtin fat sepse shëndetësia është prioritet i yni. Urime familjarëve dhe gëzuar 2024”, shkroi Kurti.
Shperndaje

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like