Lindi më 17 shkurt 2008, kështu duket sot Pavarësie Sopa

Estimated read time 1 min read

Pavarësie Sopa është adoleshentja kosovare që lindi të jetë e famshme gjithë jetën e saj. Kjo për shkak të fatit që të vijë në jetë vetëm pesë minuta pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke u bërë fëmija i parë i lindur në epokën e shtetit të pavarur, raporton Gazeta Sinjali.

Pavarësia e cila u pagëzua për nder të ngjarjes historike, ka lindur pesë minuta pasi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, lexoi deklaratën me anë të së cilës e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Advertisement

Mjekja kujdestare në Klinikën e Gjinekologjisë, e kumtoi me lotë në sy dhe emocione të shumta lajmin për ardhjen në jetë të Pavarësisë.

Sot, Pavarësia bashkë me Kosovën janë rritur dhe kanë mbushur plot 16 vjet.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like