Breaking News :

nothing found
10-06-2023

Limaj: Një koalicion i sinqertë Nisma-PDK do t’i fitonte zgjedhjet

Advertisement

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se një koalicion i mirëfilltë, me zemër dhe i fuqishëm dhe me këtë kauzë për vlerat kombëtare dhe ngjalljen e shpirtit kombëtar, në bashkimin e energjive pozitive të vendit, mes tyre dhe PDK-së ka gjasë që t’I fitonte zgjedhjet.

“NISMA Socialdemokrate dhe unë si drejtues i saj jemi të gatshëm për partneritete dhe si e tillë do të vazhdoj të jetë në skenën politike, por ne nuk jemi subjekt që fshihemi apo punojmë për interesin e një individi. Konsideroj që në këtë situatë në të cilën jemi, ajo që i ndihmon më së shumti Kosovës është jetësimi i një projekti të madh për mbrojtjen e vlerave kombëtare, sepse nuk ka asnjë logjikë të sakrifikohet një vizion i madh për interesin e një individi”, ka thënë Limaj në një nga televizionet lokale në Malishevë.

Limaj gjithashtu ka thënë se, qëndrimi dhe oferta e Nismës Socialdemokrate është për të bashkuar identitetet partiake për një objektiv të vetme, mbrojtjen e vlerave kombëtare./KlanKosova

Advertisement

Read Previous

Haradinaj: Haradinaj: Vuçiq ndihet i fortë sepse kemi Presidenten në detyrë të dobët

Read Next

Hotelet që ka në pronësi Ronaldo i shndërron në spitale për të prekurit nga coronavirus