Me shkelje të Rregullores dhe procedurave parlamentare, VMRO-DPMNE edhe një herë tregoi servilitetin ndaj partnerit të koalicionit VLEN. Akuzat vijnë nga LSDM-ja të cilët thonë se VMRO-DPMNE me ndryshimet ligjore po rrënon arsimin, butalisht e partizon dhe mundëson akomodimin e kuadrove jokompetent partiak të VLEN-it në pozita udhëheqëse, sic thonë, për të zbatuar urdhërat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska.
ROZALIJA ANGELOVSKA – LSDM
“Qartë nga biografia e U.D Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, Shaban Alajbegu, të publikuar në faqen zyrtare të inspektoratit të arsimit, jo rastësisht është shmangur fakti se Alajbegu s`ka përvojë pedagogjike në edukim dhe arsim por ka punuar si sekretar shkolle, vend i punës që i takon kuadrit administrativ.