Lajmi i Fundit – Prej nesër Ministria do të propozojë masa të reja për Tetovën

Estimated read time 1 min read

Komisioni për Sëmundje infektive dhe Ministria e Shëndetësisë pritet që nesër të propozojnë masa lokale për Komunën e Tetovës dhe komunat për rreth. Mësohet se kjo vjen pasiqë shifrat e fundit janë shumë alarmante, ndërsa në Spitalin e Tetovës punohet me kapacitete të shtuara për shkak të numrit të madh të pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë mjeksore. Gjithashtu edhe numri i atyre që kanë humbur jetën javën e fundit nga virusi Covid-19 është rritur. Sipas të njëjtave burime mësohet se Komisioni për Sëmundje Infektive do të propozoj ndalesë të plotë të ahengjeve dhe tubimeve në ambiente të mbyllura si dhe reduktim të orarit të punës të lokaleve, restoraneve dhe bareve. Gjithashtu mendohet edhe për kufizim kohor të lëvizjes të qytetarëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like