Labi iu del në ndihmë spitaleve, blenë aparaturat e oksigjenit për të infektuarit me Covid

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri, ka realizuar iniciativën në ndihmë të popullit, shkruan Syri.net Kosova.

Labi ka bërë të ditur se fondacioni i tij “Labinot Tahiri” ka vendosur t’u dalë në ndihmë spitaleve rajonale, të cilat po përballen me mungesë të oksigjenit për pacientët që po trajtohen me COVID.

Advertisement

Ish-deputeti, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar, se tashmë janë blerë aparaturat e oksigjenit, për tu dal në ndihmë të infektuarve me Covid-19.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like