Ky është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali

Estimated read time 1 min read

Paraditen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku humbi jetën 25-vjeҫari shqiptar Haris Shala.

Mediat përtej Adriatikut, raportojnë se viktima është kamionisti Haris Shala, baba i një vajze shumë të vogël, me banim në Pisa.

Nuk kishin kaluar as një mijë ditë para se të binte një zi e re në familjen Shala, pasi Haris në tetor të vitit 2021 kishte humbur po në aksident rrugor, kushëririn e tij, Besmirin. Aksidenti ndodhi ditën e djeshme rreth orës 10:15 në autostradën A22 Brennero në karrexhatën jugore, veçanërisht në shtrirjen midis Nogarole Rocca (në provincën e Veronës) dhe kabinës së pagesës Mantua Nord.

Advertisement

Autostrada ishte mbyllur më herët që nga ora 06:20 deri në orën 08:22 për të lëvizur një rimorkio që ishte përmbysur në rrugë.

Më pas autostrada u rihap në një korsi për të lejuar që të lirohej sadopak trafiku, përpara një mbylljeje pasuese në orën 09:40 të mëngjesit, e nevojshme për të hequr rimorkio.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like