Ali Ahmeti: Kurtin e kam vëlla!

Estimated read time 2 min read

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka vlerësuar si të dëmshme për Kosovën përfshirjen e Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka bërë me dije se këto veprime ndikojnë në raportet në mes të dy shteteve, raporton Nacionale.

Në një intervistë për emisionin “ClickPlus” të RTV21 Maqedonia, ai ka thënë se në këtë kohë Kosovën i duhet aleatë. “Kjo çështje nuk është mirë për Kosovën. Se për Maqedoni nuk e di se çfarë efekti do të ketë kjo. Edhe pse z. Kurti deklaroj publikisht që ai nuk garon në Maqedoni, sepse nuk është i regjistruar, por eksponentë të tij janë të angazhuar drejtpërdrejt. Qoftë e vërtetë apo e pavërtetë ndërhyrja nuk i bën mirë shëndetit të Kosovës. Kosovës i duhen miq, Kosovës i duhen njerëz të mirë, Kosovën i duhet mbështetje në qendrat ndërkombëtare”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka treguar se Republikës së Kosovës i duhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Sipas Ahmetit, kjo qasje e Kurtit po iu krijon probleme shqiptarëve në Maqedoni.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e NATO-s, është anëtare e te gjitha institucioneve ndërkombëtare, nga OKB-ja e deri në Këshill të Evropës. Është në prag të negociatave për kapitullin e parë për anëtarësim në BE. Dhe Kosovës i duhet Maqedonia dhe nuk i duhet të krijojë pakënaqësi, revoltë, se na hap probleme e telashe edhe neve. Sepse ne kemi punuar këtu me deputetët maqedonas (për Këshillin e Evropës)”, është shprehur ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like