Pasditën e djeshme, humbi jetën 24-vjeçari Jurgen Veshi, në Brataj të Vlorës. I riu po punonte me skrep në një gurore.
Jurgen Veshi, ishte punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.I riu nuk ka mundur t’u rezistojë dot plagëve dhe ka ndërruar jetë. Pas vdekjes se 24-vjeçarit Jurgen Veshi në Brataj të Vlorës, policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik të punimeve Erald Breganaku.
Advertisement
Advertisement
Advertisement