Kuvendi sot pritet t’i shkarkojë ministrat Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu

Estimated read time 2 min read

Kuvendi sot në kuadër të seancës së 143 -të, me kërkesë të kryeministrit teknik Talat Xhaferi, duhet t’i shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhitin dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu. Për ministra të rinj janë zgjedhur Ilir Demiri, për ministër të Shëndetësisë dhe Naim Bajrami, për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratë.

Xhaferi dje ka parashtruar kërkesë për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut dhe sipas Rregullores mund të elaborojë kërkesën. Në bazë të nenit 221 nga Rregullorja e Kuvendit, me propozim për shkarkimin e anëtarit të Kuvendit, do të hapet debat, ndërsa anëtari i Qeverisë për të cilin është marrë propozim për shkarkim, mund të deklarohet pas propozimit në kohëzgjatje prej 15 minutave. Për t’u shkarkuar ministri, nevojiten janë 61 vota, ndërsa po të njëjtat vota duhet për zgjedhjen e tij.

Kërkesa për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut vjen pasi ata mbështetën kryetarin e Aleancës për Shqipëtarët, Arben Taravari, i cili paralajmëroi se në zgjedhje do të shkojë me opozitën shqiptarë, ndërsa krahu i ASH-së, i drejtuar nga Ziadin Sela paralajmëroi se në zgjedhjet paralamentare më 8 maj, ASH duhet të paraqitet e pavarur.

Advertisement

Në rend të ditës në seancën e 143-të janë propozuar disa pika, mes të cilëve edhe, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masat kufizuese, në lexim të parë, Propozim ligji për konfiskimin e pronësisë në procedurë civile, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për planifikim urbanistik, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërtim, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, të gjithë me procedurë të shkurtuar.

Deputetët duhet që të deklarohen dhe për tre iniciativa qytetare për referendum.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like