Kush do t’a zëvendësoj Albin Kurtin si kandidat për kryeministër?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dje ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti, përcjell nmk-post.com. Ky vendim, zyrtarizon edhe çështjen më të diskutuar, ku ndalohet kandidimi i të dënuarve. Kështu, edhe Albin Kurti nuk mund të garojë në zgjedhje në listën e deputetëve, për shkak se më herët ka qenë i dënuar.
Albin Kurti ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, kurse për veprën penale të pengimit të personit zyrtar është dënuar me gjashtë muaj burgim. Ndaj tij, është shqiptuar dënimi unik prej 1 vit e gjashtë muaj burgim me kusht.

Pyetja e cila parashtrohet më së shumti është se kush do të jetë kandidat për kryeministër nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë, edhe përkundër ndalesës për të kandiduar për deputet, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk ia ndalon Kurtit që të konkuroj dhe të zgjidhet kryeministër. Kësthuqë, sipas të gjitha gjasave edhe pse nuk do të jetë në listë për deputet, Kurti pritet që të jetë kandidat i nominuar për kryeministër të ardshëm nga Lëvizja Vetëvendosja.
Nga ana tjetër përmenden disa variante se kush do ti paraprijë listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e reja parlamentare. Variant më i pritshëm është që në krye të listës të qëndroj Glauk Konjufca, ndërsa burime nga VV-ja kanë thënë se një mundësi të tillë ka edhe ish ministri i shëndetësisë Arben Vitia. Më pak gjasa ka që listën e VV-së ta udhëheq kryetarja e Parlamentit dhe ushtruese e detyrës Presidente e Republikës, Vjosa Osmani, e cila pritet të jetë në koalicion me partinë e Kurtit. Një veprim i tillë nuk do të ishte pranuar mirë nga anëtarësia e VV-së, për të cilët Osmani nuk do të ishte varianti më i mirë për bartës liste. /nmk-post

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like